Boks, Mayweather e Guerrero gati për supersfidën
Posted by Unknown
Floyd Mayweather dhe Robert Guerrero mbërritën në Las Vegas për ndeshjen e shumëpritur e cila do të vendosë mbretin e 2 titujve botërorë WBC për peshën Velter. Për Floyd Mayweather do të jetë sfida e parë që pas daljes nga burgu dhe prritshmëritë janë të mëdha pasi deri tani ka arritur 43 fitore në po kaq ndeshje.
36-vjeçari u shpreh i kënaqur me përgatitjen e deritanishme dhe se mezi pret të ngjitet në ring. Nga ana tjetër, Guerrero ftoi tifozët e tij të presin ndeshjen për të zbuluar se çfarë plani ka parashikuar për të mposhtur rivalin amerikan.