Futboll

Basketboll

Boks

Tenis

Formula 1

La Liga

Liga Kampioneve

Bale te Reali, Ronaldo te United?

Manchester United është duke shpresuar se Gareth Bale mund të jetë shkas i transferimit të Ronaldos në Manchester United.  United beson se nëse transferi i Gareth Bale realizohet atëherë Cristiano Ronaldo do transferohej te United.  Presidenti i Real Madridit Florentino Perez beson se ylli i tyre Ronaldo do të nënshkruaj kontrat të re me Madrilenet, por Ronaldo ende nuk ka vendosur se a do të qëndrojë në Madrid.

Zyrtare : Gerth Bale nenshkruan Kontrat te re me Real Madridin

Zyrtare Gerth Bale nenshkruan kontraten e re me klubin me te famshem mbreteror ne spanj Real madridin Kete e ka ber te ditur Presidenti i Real madridi Florentino Perez.

Zyrtare: Zanetti vazhdon kontratën me Inter

Javier Zanetti ka vazhduar zyrtarisht kontratën me klubin e tij,Inter.  ''Unë së pari falenderoj klubin për gjithçka që ka bërë për mua''  ''Ne kemi folur duke marrë parasysh lëndimin tim dhe kemi vendosur për vetëm edhe një vit kontratë'',tha legjenda e gjallë.

Luan Krasniqi e Huck prezantohen para duelit

Luan Krasniqi, i cili u pensionua nga boksi profesionist në fund të vitit 2011, do t’i rikthehu përsëri ringut.  Boksieri junikas, me 16 nëntor, do t’i kryqëzoj dorezat me legjendën e thaiboxit gjerman, Uwe Huck, në duelin i cili do të zhvillohet në Ludwigsburg.  Krasniqi dhe Huck janë prezantuar edhe një herë para përballjes së tyre, e cila ka karakter humanitar.  Ish kampioni i Evropës në WBO, I cili për tetë vite me radhë ndihmon SOS fshatin në Prishtinë, edhe kësaj radhe të ardhurat e këtij meçi do t`i sjellë për fëmijët kosovar që janë nën nevojë.  “Unë kam respekt për Huck. Ai është kampion i dyfishtë evropian në thaibox. Jam duke stërvitur pesë herë në javë për këtë përballje”, ka deklaruar Krasniqi për mediat gjermane.  Krasniqi ka afër një vit e gjysmë që pas pensionimit në boks ka filluar të merret me një sport tjetër, atë të atletikës ku deri më tani ka vrapuar në disa gjysmë maratona, derisa në muajin tetor synon të vrapoj në maratonën e gjatë të Munichut.  Ai tashmë ka humbur disa kilogramë dhe është jashtë kategorisë kur boksonte me parë, në peshën e rëndë.  Por, ai së bashku me doktorin dhe mikun e tij personal Aldo Berti do të arrijë të brazë-peshoj të dy sportet, atletikën dhe boksin.  ''Është kënaqësi e imja që unë nga profesioni im mund të kontribuojë për fëmijët e fshatit SOS. Unë shpresojë që kjo të jetë e mjaftueshme”, tha më tej Krasniqi

Boks: Pianeta kafshatë e lehtë për Klitschkon

Wladimir Klitschko e ka mposhtur me lehtësi Italianin Francesco Pianeta për të mbrojtur titullin në peshën e rëndë në Mannheim të Gjermanisë.  Me këtë fitore Klitschko rikonfirmohet kampion bote në WBA, WBO e IBF në peshat e rënda.  Dueli zgjati vetëm gjashtë runde ndërsa e përmbylli me nokaut legjenda Klitschko.

Video: Tronditjet e Klitschkos ne Boks

Eshtë njeriu qe duket i pathyeshëm ne sportin e boksit me goditjet dhe nokautët klasikë qe shkakton. Veqsport ju sjell një video fantastike me super-goditjet e ukrainasit Klitschko që mbetet një legjendë e gjalle e boksit profesionist.   Shikojeni videon me nokautët klasike që ka shkaktuar Klitschko ne boten e boksit ku dominimi i ukrainasit vazhdon e vështire ta ndalë dikush. 

Qemajl Stafa plot, norvegjezët ''frikë'' nga publiku

Përfaqësuesja norvegjeze do të niset në Shqipëri me respekt të madh për Kombëtaren Shqiptare.   Në mediat norvegjeze është vlerësuar lart kombëtarja jonë ndërsa është përmendur veqanërisht publiku i zjarrtë shqipëtar.  Respekt të madh për kombëtaren tone ka treguar edhe zëvëndëstrajneri i Norvegjisë, Ola By Rise.   Rise ka përmendur disa dobësi të përfaqësueses norvegjeze ndërsa ka lëvduar publikun shqipëtar.  "Disa lojtarë do ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me ndeshjen e Tiranës, pasi disa prej tyre sapo kanë përfunduar kampionatet respektive, ndërsa të tjerët janë në mes të kampionatit vendas''.   ''Stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi Shqipëria papritur po luan shanset e saj për një vend në Kupën e Botës. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë publiku ka Shqipëria dhe e dimë se si po pritet kjo ndeshje në Shqipëri", deklaroi Rise.

Stadiumi i Gjilanit ta mbaj emrin e Xherdan Shaqirit

Bordi I Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ) me qendër në Gjilan ka propozuar që Stadiumit të Qytetit të Gjilanit të emërtohet me emrin e futbollistit të njohur kosovar i cili përkohësisht jeton në Zvicër por që vendlindja e prindërve të tij dhe e tij është Kosova gjegjësisht Gjilani.  Arianit Sllamniku, kryetar i LIZ-it, ka bërë me dije se si arsyetim LIZ mendon se Xherdan Shaqiri, është një futbollist I ri dhe I talentuar është sportisti kosovar gjegjësisht me prejardhje nga Gjilani i cili I preku majat e futbollit në Evropë, pjesë dhe rajon I të cilës është edhe Kosova. Pastaj, Xherdan Shaqiri nuk e harron asnjëherë flamurin. Ylli Kosovar i Bayernit, është shqiptari i parë që fiton Ligën e Kampionëve, duke hyrë kështu në histori, raporton 2lonline.  Më pas në arsyetim thuhet po ashtu se pse nuk ishte aktiv në të njëjtën lojë, Xherdani ka treguar një gjest te madh. Derisa po bëhet gati të pranoj medaljen e artë dhe ngritjen e trofeut, mbajti mbi supe flamurin e Kosovës si dhe Xherdani e ka ngritur trofeun e Champions League duke mbajtur flamurin e Kosovës.  “Duke u konsultuar edhe duke marrë mendime edhe nga strukturat tona në terren por edhe të njerëzve me influencë në sportin gjilanas por edhe Kosovar si dhe të shoqërisë civile në komunë por edhe më gjerë, rrjete sociale dhe kontakte të drejtpërdrejta, kemi marrë guximin që të propozojmë emërtimin e stadiumit të qytetit me emrin e tij”, ka thënë Sllamniku.  Sipas tij, Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim (LIZ) beson se këtë dëshirë të shumë shqiptarëve anë e mbanë botës që u ndjenë krenar me gjestet e sportistit nga Gjilani, ta zyrtarizojnë në aspektin institucional me propozimin zyrtar në Kuvendin Komunal në Gjilan.  Ai tha se propozimi i LIZ-it do të dërgohet edhe në adresë të sekretarisë së KK-Gjilan, Kryesuesit të KK-Gjilan z. Izmi Zeka dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport z. Veton Nevzadit, grupeve politike të përfaqësuara në KK –Gjilan.

Lewandowski te United do dyfishonte rrogën

Lewandowski po të shkon te Manchester United do të i fitonte dyfishin e shumës që fiton te Dortmund.  Polaku merr 2 milion paund në vit - 40,000 paund në javë.  Po nëse ai shkon te United ai do mirrte 90,000 paund në javë - rreth 4,7 milion paund në vitë.  Për Lewandowskin mendohej se ai do ti ndiqte hapat e ish shokut të tijë të skuadrës Gotze të transferohej te Bayern Munchen , por para disa ditësh drejtuesit e Dortmundit ia komonikuan atij se nuk do të transferohet te Dortmundi për shkak se ata nuk duan që tia shesin një yllë tjeter rivalit të tyre

San Antonio befasoi Miamin në ndeshjen e parë finale

Basketbollistët e San Antonio Spurs ende kanë formulën fituese të një finale të NBA-së, duke u bazuar në mbrojtje të mirë dhe në pak fat në sulm.
Tim Duncan tejkaloi një start të ngadalshëm dhe e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 14 kërcime, ndërsa Tony Parker realizoi një gjuajtje pa balancë 5.2 sekonda pa mbaruar ndeshja, derisa San Antonio arriti t’i mbijetojë një “triple-double” të LeBron Jamesit dhe të mposht kampionin në fuqi Miami Heat në udhëtim me rezultatin 92:88 të enjten mbrëma në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në NBA.
Parker e mbylli ndeshjen me 21 pikë, ndërsa arbitrit u desh të rishikonin atë dyshe të fundit të shënuar nëse e ka dërguar topin para se të përfundonte 24-sekondëshi i aksionit.
“Ne patëm pak fat në ndeshjen e parë. Nganjëherë ai të nevojitet për të fituar ndeshje”, ka thënë Parker.
Duke luajtur në finalen e parë të NBA-së që nga viti 2007 kur i mposhtën Cleveland Cavaliersat të udhëhequr nga LeBron Jamesi me shifrat 4:0, Spursat janë mbajtur në lojë në tre çerekët e parë, para se të merrnin iniciativën kah mesi i çerekut të katërt.
Manu Ginobili, i treti i “Treshes së Madhe” të San Antonios mbylli ndeshjen me 13 pikë.
“Nuk ka rëndësi se si na kategorizoni ne – të vjetër, veteranë, pavarësisht si na thoni, ne jemi ende në kombinim”, ka thënë Duncan 37-vjeçar.
San Antonio bëri mbrojtje të fortë në çerekun e katërt, duke limituar Miamin në vetëm shtatë pikë për tetë minuta e gjysmë në atë çerek.
LeBron James me 18 pikë, 18 kërcime e 10 asistime ishte më efikasi te Miami.
Dwyane Wade shënoi 17 pikë, ndërsa Chris Bosh shtoi 13 tjera.
“Spursat janë Spursa. Do të vendosin në një pozitë ku nuk ndihesh fare komod në sulm dhe në mbrojtje, dhe sa herë që bën gabim, ata do të përfitojnë”, ka thënë James.
Ndeshja e dytë e serisë finale do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Miami.
Pas asaj sfide tri ndeshjet e radhës do të luhen në San Antonio, derisa në rast se seria shkon më tutje, atëherë dy ndeshjet finale zhvillohen në Miami. Kampion shpallet ekipi me katër fitore.
“Mendoj se u dukëm pak të lodhur në çerekun e katërt. Ne u dukëm tamam si një skuadër që u fut në finale pas një serie në shtatë ndeshje”, ka thënë Wade.
Miami në finale të Konferencës Lindore kishte mposhtur me 4:3 në fitore Indiana Pacersat, derisa San Antonio në finale të Konferencës Perëndimore mposhti me 4:0 Memphis Grizzlies.

Na ndiqni me e-mail

Fut e-majlin dhe merr te rejat nga Koha-Sport

Kerko

Blog Archive

AKTUALE

Online

Top 2 Lajmet