Luan Krasniqi e Huck prezantohen para duelit
Posted by Admin
Luan Krasniqi, i cili u pensionua nga boksi profesionist në fund të vitit 2011, do t’i rikthehu përsëri ringut. Boksieri junikas, me 16 nëntor, do t’i kryqëzoj dorezat me legjendën e thaiboxit gjerman, Uwe Huck, në duelin i cili do të zhvillohet në Ludwigsburg. Krasniqi dhe Huck janë prezantuar edhe një herë para përballjes së tyre, e cila ka karakter humanitar. Ish kampioni i Evropës në WBO, I cili për tetë vite me radhë ndihmon SOS fshatin në Prishtinë, edhe kësaj radhe të ardhurat e këtij meçi do t`i sjellë për fëmijët kosovar që janë nën nevojë. “Unë kam respekt për Huck. Ai është kampion i dyfishtë evropian në thaibox. Jam duke stërvitur pesë herë në javë për këtë përballje”, ka deklaruar Krasniqi për mediat gjermane. Krasniqi ka afër një vit e gjysmë që pas pensionimit në boks ka filluar të merret me një sport tjetër, atë të atletikës ku deri më tani ka vrapuar në disa gjysmë maratona, derisa në muajin tetor synon të vrapoj në maratonën e gjatë të Munichut. Ai tashmë ka humbur disa kilogramë dhe është jashtë kategorisë kur boksonte me parë, në peshën e rëndë. Por, ai së bashku me doktorin dhe mikun e tij personal Aldo Berti do të arrijë të brazë-peshoj të dy sportet, atletikën dhe boksin. ''Është kënaqësi e imja që unë nga profesioni im mund të kontribuojë për fëmijët e fshatit SOS. Unë shpresojë që kjo të jetë e mjaftueshme”, tha më tej Krasniqi