Qemajl Stafa plot, norvegjezët ''frikë'' nga publiku
Posted by Admin
Përfaqësuesja norvegjeze do të niset në Shqipëri me respekt të madh për Kombëtaren Shqiptare. Në mediat norvegjeze është vlerësuar lart kombëtarja jonë ndërsa është përmendur veqanërisht publiku i zjarrtë shqipëtar. Respekt të madh për kombëtaren tone ka treguar edhe zëvëndëstrajneri i Norvegjisë, Ola By Rise. Rise ka përmendur disa dobësi të përfaqësueses norvegjeze ndërsa ka lëvduar publikun shqipëtar. "Disa lojtarë do ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me ndeshjen e Tiranës, pasi disa prej tyre sapo kanë përfunduar kampionatet respektive, ndërsa të tjerët janë në mes të kampionatit vendas''. ''Stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi Shqipëria papritur po luan shanset e saj për një vend në Kupën e Botës. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë publiku ka Shqipëria dhe e dimë se si po pritet kjo ndeshje në Shqipëri", deklaroi Rise.