Suspendohen Sokoli, asistenti i tij dhe portieri rezervë i Ferizajt
Posted by Unknown
Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, është suspenduar nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas reagimeve të ashpra ndaj gjyqtarëve, në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe ekipit të tij, të cilën e fitoi skuadra bardhekaltër.
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, pas mbledhjes së mbajtur të martën, vendosi ta suspendojë trajnerin e Ferizajt, për largim nga bankina dhe reagime ndaj gjyqtarëve.
“Sokoli suspendohet deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i suspenduari Sokoli, deri më 17 qershor”, njofton KD i FFK-së, i cili i shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e disa orëve më parë të Komisionit të Garave, transmeton Express.
Edhe ndihmës-trajneri i Ferizajt, Jeton Bislimi, është suspenduar deri në marrjen e vendimit përfundimtar, pas shkak të sharjeve dhe fyerjeve drejtuar zyrtarëve të ndeshjes, treshes së gjyqtarëve dhe zyrtarëve të klubit të futbollit Prishtinë. Aspak më lehtë nuk ka shpëtuar as Labinot Shabani, portier rezervë i Ferizajt, për shkak të reagimeve nga bankina dhe sulmit ndaj njërit prej lojtarëve kundërshtarë.
Gjyqtari i kësaj ndeshjeje, Hajriz Hajdari, gjithashtu u suspendua për mosaplikim të rregullave të lojës, respektivisht mosndëshkimet e lojtarëve të Ferizajt, kur e lëshuan terrenin për konsultime më kryetrajnerin jashtë fushe dhe mosndëshkimin e portierit rezervë me karton të kuq, si dhe mosraportimin lidhur me ndodhitë nga ndeshja finale