Alonso entuziast për Çmimin e Madh të Spanjës
Posted by Unknown
Deri në garën e ardhshme të Formula 1 nevojiten ende 10 ditë, megjithatë Fernando Alonso mezi pret të zbresë sërish në pistë. Më shumë sesa për të korrigjuar rezultatet jo të mira të këtij fillim sezoni 2 herë kampioni I botës kërkon të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, pasi ndalesa e radhës do të jetë pikërisht në Spanjën e tij, në Cirkuitin e Katalunjës, në Montmelo. Gara e shtëpisë për pilotin e Ferrari-t ka gjithmonë një shije të vecantë, por njëkohësisht kërkon edhe një impenjim maksimal, për shkak të vetë pritshmërive të mëdha që kanë fansat e shumtë te 31-vjecari asturian. Historia e Fernando-s në Cmimin e Madh të Spanjës fillon në vitin 2001 ku Alonso në timonin e një Minardi e mbylli garën në vendin e 13, e që nga ajo kohë rezultatet e tij kanë ardhur gjithmonë e më tepër duke u përmirësuar. Në 11 pjesëmarrjet e deritanishme në Spanjë sidoqoftë ai numëron vetëm një triumf, atë të vitit 2006, kur Alonso ia doli të fitojë përpara vetë Mbretit Juan Carlos.
Fernando Alonso – Fitorja në Barcelonë në vitin 2006 së bashku me atë në Monza në 2010, apo dhe suksesin në Valencia sezonin e kaluar përfaqësojnë padyshim garat që më kanë dhuruar më tepër emocione në karrierë. Atmosfera që krijon publiku apo dhe ndjesitë që provohen gjatë një gare në Spanjë janë përherë të vecanta, duke filluar nga momenti kur zbret në aeroport e shkon në hotel, apo dhe kur shkel cirkuitin për herë të parë. Xhirot e para të premten e të shtunën e ndjen menjëherë pasionin e tifozëve në tribuna dhe kjo gjë të motivon akoma më shumë, pasi impenjohesh për të bërë atë gjënë ekstra, që ndoshta qëndron fshehur te detajet, por që do t’I gëzonte pa masë. Pikërisht kështu lind edhe ajo shkëndija drejt arritjes tek ato të dhjetat që kërkon gjithmonë kur je në një makinë të Formula 1.
Gjithsej Fernando Alonso në Spanjë numëron 6 podiume dhe në tre edicionet e fundit që garon me Ferrari piloti spanjoll ka koleksionuar një vend të dytë, një të tretë si dhe një vend të pestë.

Fut e-majlin dhe merr te rejat nga Koha-Sport