F1, Vettel: Më në fund kthehemi në Evropë
Posted by Unknown
Sebastian Vettel, tre herë kampion bote i Formula 1 dhe lider i kampionatit aktual, ka një kujtim të veçantë nga gara e Barcelonës në vitin 2011.
Javën e ardhshme do të zhvillohet Çmimi i Madh i Spanjës dhe në prag të kësaj gare piloti i Red Bull u shpreh në deklarata të lëshuara nga ekipi austriak Red Bull: “Fitorja e 2011-s’ka qenë shumë e veçantë. Në 20 xhirot e fundit e kam vuajtur shumë presionin e Lewis Hamilton pasi nuk kisha as Kersin për tu mbrojtur në pjesët e shpejta”.
Gjermani vlerësoi edhe pistën katalanase: “Është shumë interesante. Ka nga të gjitha llojet e kthesave. Pjesa e parë e saj është e preferuara ime, sepse ka kthesa shumë të shpejta”, transmeton TCH fjalët e gjermanit.
Vettel u shpreh i lumtur edhe për faktin se kampionati botëror, pas garave nëpër Azi, tashti është “transferuar” në Evropë: “Më vjen mirë që po kthehemi në Evropë e veçanërisht në Spanjë. Në garat evropiane ambienti është spektakolar dhe moti i mirë. Gjithashtu transferimi nga njëri shtet në tjetrin është i shkurtër dhe ne pilotëve nuk na duhet të përshtatemi me ndryshimin e orarit