Lamtumirë Juup
Posted by Unknown
Trajneri i famshëm gjerman, Juup Heynckes e ka konfirmuar vendimin e tij për të ardhmen. Trajneri që fitoj gjithçka këtë edicion me Bayernin tha se ka vendosur pensionimin.
“Ky është kufiri im i fundit. Mendoj se është koha të pensionohem. Nuk doja që këtë gjë ta bëj në vitin e kaluar sepse patëm fund zhgënjyes në finale. Kjo është mënyra më e mirë për të përfunduar karrierën sepse mbyllëm një sezon historik me Bayernin. Duhet të pushoj nga futbolli sepse është nevoja. Unë i falënderoj të gjithë për përkrahjen që më kanë dhënë, tifozët për mbështetje dhe lojtarët për suksese” deklaroi Heynckes.