United-Arsenal, duel për Fabregas
Posted by Unknown
Manchester United mendon seriozisht për blerjen e Cesc Fabregas në merkato. Mesfushori katalanas që sezonin e kaluar nuk ishte një titullar fiks te Barcelona, do të diskutojë për të ardhmen pas disa ditësh me Tito Vilanovan ku dhe do të vendoset shumë për fatet e tij.
Por cilido të jetë vendimi i bisedimeve,Arsenal dhe United e kanë nisur “luftën2 e tyre për Fabregas. Arsene Wenger nuk e ka mohuar dëshirën për ta patur sërish në ekip por për momentin po mendon për Wayne Rooney çka i jep një avantazh David Moyes të nisë bisedimet me Barcelonën.
Në “Old Trafford”, Fabregas do të kishte një rol kyç, duke parë largimin e Scholes dhe formën jo të mirë të Carrick dhe Cleverley, ndërkohë që Anderson nuk jep aspak garanci.
Me pak fjalë, David Moyes kërkon t’ia besojë çelësat e mesfushës lojtarit spanjoll dhe rindërtimi i “Djajve të Kuq” pritet të nisë me Cesc Fabregas.