NBA, George Karl shpallet “Trajneri i vitit”

Posted by Unknown


Trajneri George Karl, i cili udhëhoqi Denver Nuggets drejt rekordit historik me 57 fitore sezonale duke e renditur ekipin edhe në vendin e tretë të konferencës perëndimore, merr çmimin “Trajneri i vitit në NBA”. Me fitoren e këtij çmimi, Karl vendos edhe një rekord personal si i vetmi trajner i kësaj shoqërie që vlerësohet si më i miri i sezonit. 61-vjeçari grumbulloi 404 pikë duke u votuar si i pari nga 62 gazetarë dhe përfaqësues të mediave në SHBA dhe Kanada edhe pse skuadra e tij e humbi mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e perëndimit pasi u eliminua nga Golden State me rezultatin e përgfjithshëm 4-2.
Gjatë këtij sezoni, Denver fitoi 38 takime në shtëpi, ndërsa theu një tjetër rekord në historinë e shoqërisë me 15 suksese të pandërprera që nga 23 Shkurti deri në 23 Mars. Nuggets kryesojnë gjithashtu edhe divizionin perëndimor për sasinë e pikëve dhe ribaundet, ndërsa Karl shkruan emrin edhe në fitoren numër 1100 në historinë e shoqërisë pas suksesit të arritur kundër Houston Rockets në 23 Janar. Kjo nbuk është arritja e vetme e tekniku të ekipit nga Kolorado pasi ai ka fituar dy herë betejën me sëmundjen e kancerit në vitet 2005 dhe 2010, sëmundje që e detyroi të mungonte për shumë vite edhe në arenën e basketbollit amerikan ku u bë i famshëm si lojtar i San Antonio Spurs.

Na ndiqni me e-mail

Fut e-majlin dhe merr te rejat nga Koha-Sport

Kerko

Blog Archive

AKTUALE

Online

Top 2 Lajmet