Golden State Warriors nuk e fal San Antonion Spurs
Posted by Unknown
San Antonio Spurs nuk u ndihmua nga fati edhe në takimin e dytë play off kundër Golden State Warriors pasi pësoi një humbje të papritur 91-100 duke barazuar shifrat e përballjeve të përgjithshme në 1-1. Teksanët e nisen periodën e tretë me -20 pikë por dështuan në rikuperimin e ndeshjes sepse Klay Thompson me 34 pikë dhe 14 ribaunde u tregua i pandalshëm në koshin kundërshtar. Kur duheshin edhe rreth 4 minuta për t’u luajtur, Spursat e ngushtuan diferencën në 95-89, por Curry largoi çdo iluzion duke i dhënë kurajo ekipit të tij.
Nga ana tjetër, francezi Tony Parker nuk arriti të merrte mbi supe përgjegjësitë e skuadrës, kjo edhe për faj të formës së dobët të treguar nga Tim Duncan që edhe pse e mbyllli takimin me 23 pikë, tregoi qartë se vitet mbi supet e tij peshojnë shumë. Për trajnerin Mark Jackson, Warriors evituan panikun si në ndeshjen e parë, duke ruajtur gjakftohtësinë që i çoi drejt suksesit të merituar. Kjo disfatë për San Antonion është e para në shtëpi që prej 16 vjetësh kundër ekipit nga Oakland. Ndërkohë, në përballjen tjetër, kampionët e Miami Heats morën hak për disfatën e parë ndaj Chicago Bulls, duke e dërrmuar ekipin nga Ilinois me rezultatin 115-75. Edhe në këtë përballje, rezultati provizor fiksohet në shifrat 1-1.