Albert Kastrati – Tigri: “Plisat” nuk u rrahën ndërmjet veti
Posted by Unknown
Pas raportimeve se me të përfunduar ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës e zhvilluar në kuadër të Play-Off-it të BKT Superligës së Kosovës në basketbollit, tifozët e klubit Prishtina, “Plisat” janë përleshur ndërmjet veti, ka reaguar lideri i tyre, Albert Kastrati – Tigri.
Në një prononcim për portalin ORAinfo, Kastrati ka mohuar shkrimet së ka pasur përleshje ndermjet “Plisave”.
“Ajo çfarë ka shkruar Indeskonline është rren e kulluar. ‘Plisat’ nuk janë përleshur ndermjet veti, thjeshtë është propagandë dashakeqe e këtij portali”, ka thënë ai.