Roland Garros, Nadal-Djokoviç do të përballen në gjysmëfinale

Posted by Unknown


Që kur u hodh shorti I edicionit të sivjetshëm të turneut të dytë Slam të vitit, Roland Garros dëshira e të gjithë të apasionuarve të tenisit ishte një përballje e drejtpërdrejtë ndërmjet mbretit të fushave me dhe Rafael Nadal dhe numrit 1 të botës Novak Djokovic. Gjërat për fat të mirë shkuan brenda parashikimeve dhe më në fund në gjysmëfinale do të kemi pikërisht një duel të tillë, që është njëkohësisht edhe përsëritja e finales së 12 muajve më parë, ku Rafa në Paris siguroi titullin e 7 në karrierë, falë triumfit 3-1. Tenisti spanjoll siguroi fitoren e 10, në po aq përballje në karrierë, ndaj zviceranit Stanislas Wawrinka, duke mos lënë vend aspak për surpriza. Rafa që vetëm dy ditë më parë festoi në fushë 27-vjetorin, e theu kundërshtarin e tij plot 7 herë në shërbim duke mbyllur krejt takimin 6-2, 6-3, 6-1 në një ndeshje që zgjati afërsisht dy orë.
Në krahun tjetër Novak Djokovic regjistroi fitoren e 5 në karrierë ndaj veteranit Tommy Haas, duke thelluar bilancin ndaj tij në 5-3. Nole u hakmorr në njëfarë mënyre për atë disfatë që pësoi disa më parë, në Masters-in e Miami-t, ku 35-vjecari gjerman e keqtrajtoi 6-4, 6-2, numrin 1 të botës, në vetëm dy sete. Këtë herë tenisti serb imitoi Rafa-n duke e mbyllur ndeshjen e tij patër 3-0, pavarësisht se Tommy Haas rivalizoi për gjatë gjithë takimit. Djokovic u mjaftua me një game me break në setin e parë, ndërsa të dytin e fitoi 7-5 në tie break. Seti I tretë ishte edhe seti më spektakolar pasi në të u regjistruan plot 5 game me break, sidoqoftë në fund Nole ia doli mbanë për të mbyllur krejt ndeshjen me shifrat 6-3, 7-6, 7-5, në një takim që zgjati 2h 16’.
Nadal udhëheq bilancin ndaj Djokovic 19-15, gjithsesi tenisti spanjoll numëron vetëm 3 fitore në 11 përballjet e fundit me numrin 1 të botës, që në 6 sfidat e fundit ndërmjet tyre në fushat me dhe e ka frenuar Rafa-n në një barazim 3-3, e vlen të theksohet gjithashtu edhe triumfi I tij në vetëm dy sete, në finalen e turneut të Monte Carlos, një muaj më parë. Përsa I përket femrave gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo Maria Sharapova – Victoria Azarenka. Tenistja ruse në mënyrë të habitshme humbi setin e parë me 0, ndërsa më pas reagoi pozitivisht duke mbyllur përfundimisht ndeshjen 0-6, 6-4, 6-3, ndërsa Azarenka vuajti vetëm në setin e parë, set që shkoi në tie break, për të fituar më pas 7-6, 6-2.

Na ndiqni me e-mail

Fut e-majlin dhe merr te rejat nga Koha-Sport

Kerko

Blog Archive

AKTUALE

Online

Top 2 Lajmet